Ndërlidhjet

Londër: Policia arrestoi 20 protestues


Protestuesit në Londër
Protestuesit në Londër
Policia britanike thotë se ka arrestuar 20 vetë, derisa oficerët e shkatërruan kampin e protestuesve Okupimi i Londrës, afër një katedrale të njohur në Londër.

Policia londineze tha se sot oficerët i larguan tendat dhe pajisjet që gjendeshin në këtë hapësirë.

Kampi i protestuesve ishte ngritur para katër muajsh, i insipruar nga protesa Okupimi i Wall Street-it në Nju Jork. Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre kundër korporatave dhe fitimeve të tyre të mëdha.

Autoritetet e Londrës, javën e kaluar, e kanë urdhëruar mbylljen e kampit, duke thënë se prania e tendave po i dëmtonte bizneset e afërta dhe po shkaktonte probleme higjenike.

Mbyllja e kampit u bë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Britanike, me të cilin u refuzua ankesa e protestuesve ndaj urdhërit për mbylljen e kampit.
XS
SM
MD
LG