Ndërlidhjet

logo-print

BE: Mbështetje për Kosovën në marrëdhëniet tregtare


Samuel Zhbogar

Samuel Zhbogar

Në takimin e sotëm të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit, në të cilin u diskutua për tregti, industri, dogana dhe tatim, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka riafirmuar gatishmërinë e BE-së për mbështetjen e Kosovës në përpjekjet e saj për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Brukselin.

Ministrja e tregtisë dhe industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, që poashtu mori pjesë në këtë takim, ka theksuar se “Kosova ka bërë përparim të dukshëm drejt fillimit të negociatave për marrëveshjen për tregti të lirë”.

Ajo ka vlerësuar se marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së “janë përmirësuar”.

Takimet e Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit, konkluzionet e të cilit përfshihen në Raportin e ardhshëm të progresit, organizohen së bashku nga Zyra e BE-së dhe Ministria e integrimeve evropiane e Kosovës, thuhet në njoftimin për media.
XS
SM
MD
LG