Ndërlidhjet

SHBA: Në Miçigen dhe Arizonë mbahen votimet e republikanëve


Kandidatët presidencialë republikanë, Mit Romni (majtas) dhe Rik Santorum
Kandidatët presidencialë republikanë, Mit Romni (majtas) dhe Rik Santorum
Votuesit në Miçigen dhe Arizonë të Shteteve të Bashkuara po votojnë në garën për nominimin e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale.

Gara kryesore zhvillohet ndërmjet ish guvernatorit të Masaçusetsit, Mit Romni, dhe ish senatori Rik Santorum.

Zoti Romni po përpiqet t’i shmanget disfatës eventuale në shtetin e Miçigenit, ku është rritur dhe ku babai i tij ka shërbyer si guvernator.

Por, fitorja eventuale e kandidatit Santorum në Miçigen, mund ta bëjë tejet të paqartë garën republikane për nominim të kandidatit presidencial, për t’u ballafaquar me presidentin Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.

Konsiderohet se në Arizonë, favorit është Mit Romni.

Raportohet se dy kandidatët e tjerë Njut Gingriç dhe Ron Pol, nuk kanë bërë fushatë aktive në Miçigen dhe Arizona.

Për ta fituar nominimin e Partisë Republikane në Koventën Kombëtare në Tampa të Floridës, këtë verë, kandidati duhet t’i siguroj 1144 delegatë.

Deri tash Romni ka 123, Santorum 72, Gingriç 32 dhe Pol 19 delegatë.
XS
SM
MD
LG