Ndërlidhjet

Koshtunica: S’ka fitim nga kandidatura, Kosova u pranua me yll


Lideri opozitar serb Vojisllav Koshtuncia
Lideri opozitar serb Vojisllav Koshtuncia
Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, deklaroi sot se nga statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, nuk ka kurrfarë përfitimi dhe se Serbia duhet të largohet nga integrimet evropiane, pasi ato, sipas tij, “paraqesin vetëshkatërrim të Serbisë”.

“Kemi parë se pushteti i tashëm u ka pranuar separatistëve shqiptarë, se në territorin tonë ekziston shteti i Kosovës me yll” tha Koshtunica dhe shtoi se “sot e shohim se për shkak të pranimit të Kosovës me yll, BE është revanshuar dhe e ka dhuruar pushtetin në Serbi, që mund të shkoj në zgjedhje me kandidaturë”, ka thënë lideri opozitar serb, nëpërmjet një kumtese për media.
XS
SM
MD
LG