Ndërlidhjet

Interpol: Janë arrestuar 25 hakerë të Anonimusit


Pjesëtarë të grupit Anonimus me maska
Pjesëtarë të grupit Anonimus me maska
Interpoli raporton se janë arrestuar 25 anëtarë të dyshuar të grupit ndërkombëtar të hakerëve Anonimus.

“Operacioni demaskimi” ishte ndërmarrë në disa qytet në Evropë dhe në Amerikën Latine, në bashkëpunim me policinë nga Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Spanja.

Qindra pjesë të pajisjeve kompjuterike, telefona mobilë, kartela kreditore dhe para të gatshme, janë konfiskuar gjatë 40 bastisjeve në 15 qytete.

Të dyshuarit ishin të moshës 17 e 40 vjeçare.

Interpoli nuk e ka shpjeguar natyrën e lidhjes së dyshuar të tyre me grupin Anonimus, që është një lëvizje e organizuar ndërkombëtare e akvitistëve të Internetit.
XS
SM
MD
LG