Ndërlidhjet

OKB: Afro 7500 të vrarë në Siri


Shefi për çështje politike i Kombeve të Bashkuara, Lin Paskoe
Shefi për çështje politike i Kombeve të Bashkuara, Lin Paskoe
Shefi për çështje politike në Kombet e Bashkuara, Lin Paskoe, i tha Këshillit të Sigurimit mbrëmë vonë se numri i njerëzve të vrarë në luftimet në Siri vlerësohet të jetë afro 7500.

Paskoe tha se “ka raporte të besueshme se numri i civilëve të vrarë gjatë një dite e kalon 100, përfshirë shumë femra dhe fëmijë”.

Ai mëtutje tha se numri i personave të zhvendosur brenda Sirisë është ndërmjet 100 e 200 mijë, ndërsa afro 25 mijë sirianë janë larguar në vendet fqinje dhe janë regjistruar nga punëtorët e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë.
XS
SM
MD
LG