Ndërlidhjet

Klinton: Përkushtimi afgan nuk është i pafund


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se involvimi amerikan në Afganistan, “nuk është një përkushtim i pafund” dhe se plani i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për tërheqjen e trupave amerikane në vitin 2014, ende vlenë.

Këto komente ajo i bëri në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkura, mbrëmë vonë, gjatë paraqitjes së prioriteteve buxhetore të Departamentit të shtetit.

Zonja Klinton tha se Amerika dhe aleatët e saj në NATO, kanë bërë progres të demonstruar në situatën e sigurisë, i kanë bërë Shtetet e Bashkuara më të sigurta, dhe kanë krijuar mundësi për të ardhme më të mirë për Afganistanin.

Ajo, poashtu, u tha anëtarëve të Kongresit amerikan, se presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që e ka udhëhequr goditjen brutale njëvjeçare kundër civilëve, i përshtatet definimi i kriminelit të luftës.

Për Libinë, sekretarja amerikane e shtetit theksoi se Uashingtoni po punon me qeverinë e re civile për rindërtim, pas luftës së brendshme, e cila e përmbysi ish liderin, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG