Ndërlidhjet

Engel: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë – në BE dhe NATO


Eliot Engel
Eliot Engel
Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, thotë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në integrimet evro-atlantike.

“E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe e të gjitha vendeve të Ballkanit është brenda strukturave kryesore evro-atlantike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton se vendet e rajonit e ndajnë fatin e përbashkët dhe duhet të vlerësohen nga standardet e përbashkëta të respektit për fqinjët e tyre”, ka thënë Engel.

Kongresmeni Engel, i cili është anëtar i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe kryesues i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, ka shprehur “kënaqësinë se nën marrëveshjen aktuale, Kosova do të ulet me emrin e vet dhe përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi dhe qeverinë e tij, për marrjen e vendimit të guximshëm dhe të vështirë për ta lëvizur procesin përpara”.

Në deklaratën e tij të sotme, dërguar edhe Radios Evropa e Lirë, Eliot Engel, thekson se kjo marrëveshje e pritur gjatë, ishte e mundshme “vetëm për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë siguruar se Serbia më nuk do ta bllokojë Kosovën që të zë vendin që i takon në tryezë si shtet i pavarur".

"Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, meriton përgëzim për garantimin se e drejta e Kosovës, si një vend sovran, mbetet e sigurt gjatë negociatave dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me miqtë e tyre në Ballkan dhe në mbarë botën”.


“Por, kjo nuk mjafton. E di se është bërë progres dhe e përshëndes studimin për një Marrëveshje për Stabilizim Asocim për Kosovën. Megjithatë, mbetem i zhgënjyer pse BE-ja ishte aq e ngadalshme në zgjerimin e përfitimeve të njejta për Kosovën, që u janë dhënë shteteve të tjera, madje edhe pse duket se Serbia po avancon drejt statusit të kandidatit para se të normalizojë raportet me Kosovën” , ka thënë zoti Engel.

“Që nga liberalizimi i vizave, anëtarësimi në BERZH e deri te Marrëvshja për Stabilizim Asocim, Bashkimi Evropian duhet të punojë fuqishëm dhe të lëvizë shpejt në përpjekjet për përfshirjen e Kosovës në strukturat evropiane dhe të sigurojë se Serbia aktualisht i zbaton marrëveshjet, që i ka nënshkruar me Kosovën”, thotë kongresisti Engel.

Ai ka tërhequr vërejtjen se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta kthejnë më kokën prapa kur Serbia injoron marrëveshjet e arritura me Kosovën. Ne duhet ta mbajmë Serbinë përgjegjëse përgjegjëse, duke mos ia zgjeruar përfitimet e mëtejshme Beogradit, derisa t’i plotësojë të gjitha kushtet e specifikuara të BE-së dhe t’i implementojë marrëveshjet që i ka nënshkruar”.

“SHBA-të duhet të qëndrojnë me popullin e Kosovës, duke synuar mënyra shtesë për ta mbështetur shtetin e ri, përfshirë programin e Sfidës së Mileniumit dhe duke i bërë presion BE-së, që ta ndalë zvarritjen e ardhmërisë evropiane të Kosovës”, thuhet në fund të deklaratës së konresistit amerikan, Eliot Engel. (f.b.)
XS
SM
MD
LG