Ndërlidhjet

logo-print

Anija amerikane ka ankoruar në Korenë Veriore


Ainje e Marinës amerikane

Ainje e Marinës amerikane

Ushtria e Shteve të Bashkuara ka njoftuar sot se një anije amerikane ka ankoruar në portin Namfo të Koresë Veriore, në përgatitje për vazhdimin e kërkimit për mbetjet e ushtarëve të zhdukur nga Lufta e Koresë.

Shefi i Komandës Amerikane të Paqësorit, admirali Robert Uilliard, tha se nga anija po shkarkohen pajisjet e nevojshme për kërkim.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore, janë pajtuar në muajin tetor të vitit të kaluar, për ta vazhduar programin, që ishte suspenduar në vitin 2005, gjatë tensioneve lidhur me programin atomik të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG