Ndërlidhjet

Londër: Boksieri Çisora dënohet me ndalesë të pakufizuar


Derek Çisora e pështynë Vlladimir Kliçkon

Derek Çisora e pështynë Vlladimir Kliçkon

Boksieri profesionist britanik, Derek Çisora, është dënuar me ndalesë në pjesëmarrje në gara me kohëzgjatje të pakufizuar nga Këshilli Botëror i Boksit (WBC), për atë që është përshkruar si “njëra nga sjelljet më të këqia ndonjëherë nga një boskier profesionist”.

Derek Çisora, të cilin e mundi kampioni botëror në verzionin WBC, Vitali Kliçko nga Ukraina, në takimin e mbajtur në Munih të Gjermanisë më 19 shkurt, ishte i involvuar në një rrahje pas meçit me Kliçkon, me boksierin britanik, Dejvid Haje.

Çisora, poashtu e ka goditur Kliçkon gjatë matjes para duelit, ndërsa vëlluan e tij, Vlladimirin, e ka pështyrë në ring, pak pas përfundimit të takimit.

Bordi i Kontrollit të Boksit i Britanisë e ka urdhëruar Çisorën që të paraqitet në dëgjim më 14 mars, për t’i shpjeguar aksionet e tij.
XS
SM
MD
LG