Ndërlidhjet

Gjykatësit egjiptianë tërhiqen nga “rasti i organizatave”


Disa nga punëtorët e akuzuar...

Disa nga punëtorët e akuzuar...

Të tre gjykatësit egjiptianë, të përfshirë në gjykimin e 43 punëtorëve pro-demokratë - në mesin e tyre 16 shtetas amerikanë - janë tërhequr nga rasti.

Gjykatësi kryesor, Muhamed Shoukri, tha se “gjykata është ndjerë e shqetësuar në trajtimin e rastit”, duke mos dhënë të tjera hollësi.

Gjykimi ka tendosur marrëdhëniet e Qeverisë së re të Egjiptit me Shtetet e Bashkuara.

Dyzetetre punëtorët akuzohen se kanë pranuar fonde të huaja në mënyrë të paligjshme dhe se kanë punuar pa licenca.

Ata janë arrestuar dhjetorin e kaluar, kur forcat egjiptiane të sigurisë kanë bastisur 17 zyra të grupeve për të drejtat e njeriut.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se SHBA-ja dhe Egjipti “po bisedojnë intensivisht për gjetjen e zgjidhjes”.
XS
SM
MD
LG