Ndërlidhjet

Haga liron para kohe ish-oficerin serb


Hagë
Hagë
Gjykata e Hagës ka liruar ish-oficerin e ushtrisë serbe në Bosnjë, Dragan Obrenoviq, para përfundimit të dënimit prej 17 vjetësh burg. Ai ishte dënuar për krime të kryera kundër myslimanëve në Srebrenicë.

Vendimi për lirimin e Obrenoviqit është sjellë në shtator të 2011-ës nga kryetari i atëhershëm i Tribunalit, Patrik Robinson.

Ky i fundit pat arsyetuar vendimin me, siç pat thënë, “bashkëpunimin e jashtëzakonshëm” që ka treguar Obrenoviqi me Tribubalin e Hagës.

Obrenoviq është liruar edhe pse nuk i ka kryer dy të tretat e dënimit.
XS
SM
MD
LG