Ndërlidhjet

Jahjaga pret Moisiun dhe Mejdanin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani.

Jahjaga tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit të tyre, në periudha të rëndësishme për Shqipërinë, Moisiu dhe Mejdani "ndikuan në proceset demokratike dhe në avancimin e proceseve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO".

Dy ish-presidentët vlerësuan pozitivisht zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe avancimin e saj në proceset e integrimit euroatlantik.
XS
SM
MD
LG