Ndërlidhjet

Ushtria izraelite ka bastisur dy televizione palestineze, duke konfiskuar transmetues dhe pajisje të tjera.

Bëhet fjalë për televizionin Vatan, një stacion privat, dhe televizionin Kuds, i cili ka lidhje me Universitetin palestinez Al-Kuds.

Ushtria izraelite tha se Vatani është stacion pirat, frekuencat e të cilit ndërhyjnë në transmetimet e ligjshme dhe komunikimet ajrore.

Zyrtarët palestinezë kanë dënuar bastisjet, duke i quajtur ato agresion dhe shkelje të lirisë së medias.
XS
SM
MD
LG