Ndërlidhjet

Dhunë dhe viktima në Irak


Ilustrim me pamje arkivore nga Iraku
Ilustrim me pamje arkivore nga Iraku
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën të mërkurën nga dhuna në Irak.

Autoritetet thonë se nga shpërthimi i makinës bombë në një zonë tregtare të Bagdadit janë vrarë të paktën tre njerëz, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur.

Tre zyrtarë të sigurisë raportohet të kenë humbur jetën nga bomba në Kirkuk.

Dy civilë po ashtu kanë pësuar për vdekje kur persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës së tyre në qytetin e Mosulit.

Incidentet vijnë në kohën kur Iraku po përgatitet të presë samitin e Ligës Arabe në fund të marsit.

Kjo ngjarje do të jetë konferenca e parë pan-arabe e Irakut në më shumë se dy dekada.

Javën e kaluar, të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh anembanë Irakut, për të cilat Qeveria ka fajësuar Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG