Ndërlidhjet

logo-print

Dështon komploti terrorist në Nju Delhi


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Brendshëm i Indisë tha se policia ka parandaluar një “sulm të madh terrorist” në Nju Delhi, i planifikuar nga militantët e dyshuar të grupit pakistanez Lashkar-e-Taiba.

Palaniapan Çidambaram tha se dy persona që bartnin eksplozivë janë arrestuar në stacionin kryesor të trenit në Nju Delhi, pas një informacioni nga shërbimet e inteligjencës.

Ai tha se personat në fjalë po planifikonin shpërthimin e një ose më shumë bombave në lokacione me njerëz.

Lashkar-e-Taibi fajësohet për sulmet terroriste të 2008-ës në Mumbai, të cilat vranë 166 njerëz.
XS
SM
MD
LG