Ndërlidhjet

Opozita proteston kundër Serbisë në BE


Protesta në Beograd, 29 shkurt 2012.
Protesta në Beograd, 29 shkurt 2012.
Dhjetëra ultra-nacionalistë serbë kanë protestuar kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, një ditë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së i kanë rekomanduar këtij vendi statusin e kandidatit evropian.

Duke mbajtur parulla anti-BE, zyrtarët dhe ndjekësit e Partisë Radikale Serbe kanë marshuar para zyrës së presidentit serb, Boris Tadiq, ku edhe janë ndaluar nga policia.

Dragan Todoroviq, zyrtar i kësaj partie, tha se janë mbledhur mbi 200,000 nënshkrime të qytetarëve që kundërshtojnë hyrjen në BE. Ai tha se anëtarësimi në këtë mekanizëm do të ishte “katastrofë”.

Ministrat e BE-së kanë mbështetur kandidaturën e Serbisë, pasi kjo e fundit ka arritur marrëveshje me Kosovën për bashkëpunimin rajonal.
XS
SM
MD
LG