Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj merr mbështetje nga Belgjika


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Rejnders.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Rejnders.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të mërkurën një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Rejnders.

Në takimin që zuri vend në Bruksel, mësohet të jetë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve, të cilat janë vlerësuar si të shkëlqyeshme nga të dy ministrat.

Siç bën të ditur kumtesa për media e MPJ-së kosovare, dy zyrtarët kanë folur edhe për “perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në dialogun teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Diplomati belg ka theksuar se vendi i tij mirëpret konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të filluar Studimin e Fizibilitetit, "si hap i parë drejt nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian".
XS
SM
MD
LG