Ndërlidhjet

Egjipti cakton datat e zgjedhjeve presidenciale


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Zyrtarët e Egjiptit kanë bërë të ditur se 23 dhe 24 maji janë caktuar si data për mbajtjen e zgjedhjeve të para presidenciale që nga rrëzimi i Hosni Mubarakut, një vit më parë.

Kreu i komisionit të zgjedhjeve, Faruk Sulltan, tha se votimet e hershme do të zhvillohen nga 11 maji deri më 17 të po këtij muaji. Nëse do të jetë e nevojshme, balotazhi do të mbahej më 16 dhe 17 qershor.

Rezultatet përfundimtare do të publikohen më 21 qershor, në përputhje me premtimin e udhëheqësve ushtarakë të Egjiptit për t’iu dorëzuar pushtetin civilëve në fund të qershorit.

Sulltan tha se nuk do të ketë monitorues ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG