Ndërlidhjet

logo-print

Protesta të dhunshme në Spanjë


Barcelonë - foto arkivi

Barcelonë - foto arkivi

Disa studentë janë arrestuar të mërkurën në Barcelonë, gjatë protestave që kundërshtonin masat e kursimit, të miratuara nga Qeveria e Spanjës.

Arrestimet kanë ndodhur pas përleshjeve të tyre me policinë para ndërtesës së aksioneve në Barcelonë. Shoqatat studentore kanë organizuar protesta në 40 qytete të vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve të buxhetit në arsim.

Demonstratat thuhet të jenë organizuar edhe në solidaritet me studentët në Valencia, ku policia i ka rrahur ata në protestat e 20 shkurtit.

Spanja ka normën më të lartë të papunësisë në mesin e vendeve të zhvilluara, që në përqindje kap shifrën 23.
XS
SM
MD
LG