Ndërlidhjet

Diplomates së OKB-së i ndalohet hyrja në Siri


Shefja për ndihma humanitare e OKB-së, Valeri Amos.
Shefja për ndihma humanitare e OKB-së, Valeri Amos.
Shefes për ndihma humanitare të OKB-së, Valeri Amos, i është hedhur poshtë kërkesa për të vizituar Sirinë.

Diplomatët e Kombeve të Bashkuara thonë se Amos ka qëndruar në Bejrut në pritje të vizës, porse nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Amos ka planifikuar të diskutonte situatën humanitare me zyrtarët sirianë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid Muallem, i ka kërkuar OKB-së të qartësojë qëllimin e vizitës së planifikuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.

Ky i fundit është emëruar i dërguar i posaçëm për krizën në Siri nga OKB-ja dhe Liga Arabe.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 7,500 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG