Ndërlidhjet

Klinton: Politika ndaj Iranit mbetet e njëjtë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se politikë e Shteteve të Bashkuara është të parandalojë Iranin nga posedimi i armëve bërthamore.

“Mendoj se është absolutisht e qartë se politika e presidentit është të parandalojë Iranin nga të pasurit armë atomike dhe ky ka qenë pozicioni i deklaruar i kësaj administrate. Ai është mbështetur dhe përsëritur dhe le të mos ketë konfuzione: politika mbetet e njëjtë”, ka thënë Klinton.

Ajo i ka bërë këto komente para Komitetit të Punëve të Jashtme, që është pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve.

Klinton po ashtu ka thënë se sanksionet kundër Iranit “janë duke ndikuar në opinionet e iranianëve për lidershipin, porse ne duhet të mbetemi vigjilentë”.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa vende të Perëndimit kanë thënë se Irani duhet të frenohet nga zhvillimi i tij bërthamor, sepse një gjë e tillë do të mund të çonte në krijimin e armëve atomike. Udhëheqësit iranianë kanë deklaruar se programi i tyre atomik ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG