Ndërlidhjet

Anan: Siria, detyrë e vështirë


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, është zotuar se do t’i bëjë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, të angazhohet në procesin që do t’i jepte fund gjakderdhjes në Siri.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka thënë se përballet me një “detyrë të vështirë”, e cila synon fundin e kryengritjes që, sipas shifrave zyrtare, ka lënë mbi 7,500 të vdekur.

Anan ka bërë të ditur se do të udhëtojë “së shpejti” në Siri dhe se dytyrë urgjente do të jetë dërgimi i ndihmave humanitare për civilët e bllokuar në zonat e dhunës, siç është Homsi.

“Është një detyrë e vështirë. Është një sfidë e vështirë dhe gjëja e parë që duhet bërë, siç ka thënë edhe shefi i OKB-së, është të ndalojmë dhunën dhe vrasjet, për të siguruar qasjen në ndihmat humanitare”, ka thënë Anan

Ai i ka bërë këto komente pas takimit në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, ku është diskutuar misioni i tij në Siri.

Diplomatët e Kombeve të Bashkuara thonë se Anan planifikon të fluturojë në Kajro më 2 mars, për të takuar sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Elarabi.

Brenda Sirisë, qeveria ka thënë se do t’i “pastrojë” rebelët nga bastioni i tyre në Homs, me batalionin që mësohet të udhëhiqet nga vëllai i vogël i Asadit.

Protestat anti-qeveritare në Siri kanë nisur në marsin e vitit të kaluar dhe janë pjesë e “Pranverës Arabe”.
XS
SM
MD
LG