Ndërlidhjet

logo-print
Devi Xhons, ish-këngëtari i pop-grupit “The Monkees”, ka ndërruar jetë. Grupi ishte popullor në fund të viteve 1960 në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka shitur miliona kopje të albumeve, ndërsa në mesin e hiteve të tij veçohen "Last Train to Clarksville" dhe "I'm a Believer".

I lindur në Mançester të Anglisë, Xhons ka qenë i vetmi anëtar britanik.

Ai ka vdekur nga sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Florida. Xhons ishte 66 vjeç.
XS
SM
MD
LG