Ndërlidhjet

OKB i mbështet lojtaret me shami


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se organizata mbështet rregullat që do t’iu lejonin lojtareve femra të futbollit të bartin shami gjatë lojërave.

Në deklaratën e bërë publike, këshilltari i shefit të OKB-së për çështje të sportit, Uillfrid Llemk, i ka bërë thirrje Federatës Botërore të Futbollit të lejojë shamitë në ndeshjet e rregullta të FIFA-s.

Ai ka thënë se ndryshimi “do të hiqte barrierën që i pengon gratë dhe vajzat nga pjesëmarrja në futboll”.

Vitin e kaluar, kombëtarja iraniane e femrave nuk është lejuar të luante në ndeshjen kualifikuese kundër Jordanisë në Lojërat Olimpike, pasi lojtaret kanë refuzuar t'i hiqnin shamitë.
XS
SM
MD
LG