Ndërlidhjet

logo-print

Ushtari afgan vret dy ushtarë të NATO-s


Ilustrim me pamje nga Kandahari

Ilustrim me pamje nga Kandahari

Dy ushtarë të NATO-s në Afganistan kanë humbur jetën, pasi janë qëlluar nga një ushtar afgan dhe një tjetër me veshje civile, bën të ditur Forca Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan, ISAF.

I njëjti burim thotë se incidenti ka ndodhur në jug të Afganistanit, por nuk jep detaje të tjera për lokacionin, identitetin e viktimave apo për atë se çfarë ka ndodhur me sulmuesit.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve AFP thotë se incidenti ka ndodhur në provincën Kandahar.

Të shtunën, dy zyrtarë të Shteteve të Bashkuara janë qëlluar për vdekje nga një zyrtar i inteligjencës afgane në Ministrinë e Brendshme në Kabul.
XS
SM
MD
LG