Ndërlidhjet

logo-print

Studenti irakian vret mësuesen amerikane


Ilustrim

Ilustrim

Në Irak, një student raportohet të ketë qëlluar për vdekje mësuesen amerikane, në një shkollë të krishterë në rajonin kurd.

Burimet zyrtare thonë se pas vrasjes së muësueses Xheremi Smoll, studenti i identifikuar si Piar Suror, ka bërë përpjekje të vetëvritej dhe është dërguar në një spital psikiatrik.

Studenti thuhet se i takon fisit Talabani, i cili konsiderohet si mjaft i fuqishëm në rajon.

Shkolla Medes, aty ku edhe ka ndodhur dhuna, është pjesë e rrjetit të shkollave të krishtere në rajonin kurd të Irakut, e cila jep mësime në gjuhën angleze.
XS
SM
MD
LG