Ndërlidhjet

Serbët e Bosnjës injorojnë 20-vjetorin e pavarësisë


Sarajevë, 1 mars 2012.

Sarajevë, 1 mars 2012.

Autoritetet e Republikës Serbe, njërit nga entitetet kryesore politike të Bosnjë e Hercegovinës, kanë injoruar 20-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Sot në Sarajevë, anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës trepalëshe, Bakir Izetbegoviq dhe Zhelko Komshiq, kanë përkujtuar viktimat e luftës së viteve 1992-1995, e cila ka shpërthyer pas deklaratës së Bosnjës për pavarësi nga Jugosllavia e atëhershme.

Deklarata e Pavarësisë së Bosnjës pasoi referendumin që u mbajt më 29 shkurt - 1 mars të vitit 1992.

Udhëheqja e serbëve të Bosnjës hodhi poshtë rezultatet e referendumit, duke nxitur luftën që mori dhjetëra-mijëra jetë.

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila u arrit në nëntor të vitit 1995.

Dy autorët kryesorë të dhunës në Bosnjë, ish-komandanti i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, dhe ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ndodhen në Hagë.
XS
SM
MD
LG