Ndërlidhjet

Ukraina ndalon importin e qumështit nga Bjellorusia


Ilustrim

Ilustrim

Ukraina ka ndaluar importin e qumështit dhe të produkteve të tij nga Bjellorusia, për shkak të, siç thuhet, përmbajtjes së madhe të substancave kimike në prodhimet ushqimore.

Ndalesa vjen një ditë pasi autoritetet ukrainase kanë ndaluar edhe importet e derrave nga Bjellorusia, duke theksuar rrezikun e përhapjes së “etheve të derrit”.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë koment nga ana e zyrtarëve bjellorusë.

Analistët thonë se hapi i fundit mund të jetë pjesë e, siç thuhet, luftës së tregtisë rajonale, e cila ka nisur muajin e kaluar, kur aleati i Bjellorusisë, Rusia, ka ndaluar importin e djathit të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG