Ndërlidhjet

Papunësia në Eurozonë rritet në nivel rekord


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Shifrat zyrtare të Bashkimit Evropian tregojnë se shkalla e papunësisë në Eurozonë është rritur në nivelin rekord të të gjitha kohërave, që është 10.7 për qind.

Të dhënat e agjencisë Eurostat tregojnë se 16.9 milionë burra dhe gra kanë qenë të papunë gjatë muajit janar në zonën 17-anëtarëshe.

Kjo është një rritje për 1.4 milion njerëz në krahasim me janarin e vitit 2011.

Rritja e papunësisë vjen në kohën kur Eurozona vazhdon të luftojë për tejkalimin e krizës së borxheve.
XS
SM
MD
LG