Ndërlidhjet

Holanda edhe më tej kundër Rumanisë e Bullgarisë


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Holandës, Mark Rute, tha se do të vazhdojë të kundërshtojë hyrjen e Rumanisë dhe të Bullgarisë në zonën e Shengenit, derisa dy vendet të mos i përmbushin reformat.

Në margjinat e samitit të sotëm të Bashkimit Evropian, Rute ka thënë se Bukureshti dhe Sofja duhet të bëjnë më shumë për reformimin e gjyqësorit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Holanda dhe Finlanda janë kundërshtaret më të mëdha të hyrjes së dy anëtareve të reja të BE-së në zonën Shengen.

Muajin e kaluar, BE-ja ka deklaruar se Bullgaria dhe Rumania po zbatojnë ngadalë reformat, përderisa Holanda këmbëngul se nuk do të ndryshojë qëndrim para verës.

Banorët e vendeve të Shengenit nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në një tjetër vend të po kësaj zone.
XS
SM
MD
LG