Ndërlidhjet

Aktivistët thonë se të paktën 17 civilë sirianë kanë humbur jetën gjatë luftimeve të sotme në lagjen Baba Amer të Homsit.

Në rrafshin diplomatik, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka dënuar Qeverinë siriane për “dhunë sistematike” kundër civilëve.

Tri anëtaret e Këshillit, Rusia, Kina dhe Kuba, kanë votuar kundër rezolutës së këtij mekanizmi, në sesionin e së enjtes në Gjenevë.

Rezoluta i bën thirrje regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj civilëve dhe të lejojë qasjen e grupeve të ndihmës.

Rezoluta e sponsorizuar nga vendet e Gjirit Arab nuk është ligjërisht e detyrueshme.

Masa është votuar nga 37 anëtare të Këshillit.

Protestat anti-qeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar dhe janë pjesë e kryengritjeve të “Pranverës Arabe”.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 7,500 të vrarë në trazira.
XS
SM
MD
LG