Ndërlidhjet

Serbia e Rumania tejkalojnë mosmarrëveshjet


Ilustrim

Ilustrim

Serbia ka shmangur edhe “pengesën e fundit” në rrugën e saj për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Siç raportojnë mediat serbe, disa ora para nisjes së samitit të BE-së, Rumania dhe Serbia janë dakorduar për të drejtat e komunitetit rumun në shtetin serb.

Marrëveshjen në lidhje me këtë e kanë nënshkruar ambasadorja e Serbisë në BE, Roksanda Ninçiq, dhe homologu i saj nga Rumania, Mihnea Motok.

“Diplomatët evropianë kanë shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së re, duke thënë se me një gjë të tillë është shmangur edhe pengesa e fundit që udhëheqësit e BE-së të miratojnë rekomandimin e ministrave të jashtëm të këtij, për t’i dhënë Serbisë statusin e kandidatit evropian”, raporton Beta.

Rumania ka kërcënuar se do të pengojë një vendim të tillë, duke kërkuar si kusht përmirësimin e pozitës së vllahëve në Serbi.
XS
SM
MD
LG