Ndërlidhjet

Independent:Pyetja e gjashtë milionë dollarëve


Ilustrim
Ilustrim
" Independent"


Dyzet vjet më parë, njeriu i parë bionik (i bërë me pjesë artificiale të trupit, elektromekanike), u shfaq në serinë televizive amerikane “Njeriu i gjashtë milionë dollarëve”.

Sot, ai është bërë fakt shkencor. Teknologjitë e reja që “intervenojnë” në tru, duke ndërtuar aftësi mbinjerëzore, dhe u mundësojnë përdoruesve veprojnë me armë ose karrige me rrota, vetëm me fuqinë e të menduarit, janë në shitje ose në zhvillim e sipër.
Elektrodat e transplatuara thellë në trurin e pacientit kanë pasur efekt në stabilizimin e dridhjeve trupore që i shkakton sëmundja e Parkinsonit.

Shkencëtarët kanë treguar se si një person në Nju Jork, me një pajisje të implantuar në sistemin e tij nervor, mund të kontrollojë një krah robotik në Britani të Madhe, duke lëvizur atë dhe duke ndjerë pozicionin e objekteve, vetëm duke menduar për ta.

Por, një hulumtim i shpejtë ka ngritur shqetësimet që një gjë e tillë nuk është shumë pozitive, sepse mund të ndryshojë personalitetin e njerëzve, të krijojë “mbinjeriun bionik”, të shfrytëzohet për aplikimet ushtarake, ose të përdoren për të kontrolluar mendjen, gjë që mund të ketë pasoja shqetësuese për shoqërinë.

Sot, Këshilli Nuffield për Bioetikën nis një konsultim mbi etikën e technolgisë së re, tregu global për të cilin ajo thotë se është me vlerë prej më së paku 8 bilionë dollarësh.

"Ndërhyrja në trurin e njeriut gjithmonë ka ngritur shpresë dhe frikë. Shpresë për shërimin e sëmundjeve të tmerrshme, dhe frikë për rritjen e kapacitetit njerëzor mbi normalen”, tha Tomas Baldvin, kreu i këtij studimi dhe profesor i filozofisë në Universitetin e Jorkut.

"Kjo gjë na shtynë të mendojmë se çka na bën ne njerëzorë dhe pse mendojmë kështu”, tha ai.

Teknologjia më e avancuar është stimulimi i thellë i trurit - implanti i elektrodës në tru - që ka treguar rezultat të madh në largimin e Parkinsonit. Por, disa pacientë thonë se u janë zhvilluar disa efekte të ndryshme anësore.

Një studim bëri të ditur se gjysma e njerëzve që janë trajtuar, kanë pasur problem në martesë dhe në lidhjet e tyre.

Në Skoci, doktorët lansuan një provë për të shëruar celulat e dëmtuara të trurit, por, ekziston frikë shumë e madhe se kjo terapi mund të çojë deri në tumorin e trurit, apo në ndryshimin e personalitetit të pacientit.

A mund të jetë që këto teknologji i tejkalojnë përgjegjësitë tona? Nëse dikush vjedh diçka, a mund të ia lënë fajin implantit që është bërë në trurin e tyre?”, tha doktoresha Alena Bajiks.

Metju Najgjëll ishte i paralizuar nga qafa pas një sulmi me thikë që i ishte bërë.

Ky 21 vjeçar nga Masaçutes nuk kishte qenë në gjendje të lëvizte apo të merrte frymë vetë.

Por, në vitin 2004, 3 vjet pas sulmit, ai kishte bërë një implant të elektrodës në trurin e tij. Implanit i mundësoi atij të ketë aftësinë e kapjes së objekteve, të shikojë e-mailin, të ndërrojë kanalet në televizion dhe të luajë lojëra kompjuterike.

Elektroda ishte e vendosur jashtë kafkës së tij, ku lidhej me një kompjuter, që ishte i programuar të njihte mendimet e tij dhe t’i përkthente në lëvizje që ai po mundohej t’i arrinte.

Implanti u hoq pas një viti, në përputhje me protokollin për gjykim.

Metju Najgjëll vdiq në vitin 2007.

Një pacient tjetër, 55 vjeçar, që kishte qenë i paralizuar që nga viti 1999, po ashtu bëri implant, por kësaj radhe nuk qe aq i suksesshëm.

Dhjetëra kompani në SHBA janë duke punuar në kompjuterët që ndërlidhen me trurin e njeriut, për shumë ushtarë amerikanë.

Edhe pse ka shpresa që teknologjia mund t’i ndihmojë njerëzit, truri i të cilëve është i dëmtuar nga ndonjë sëmundje apo plagosje, ekziston edhe frika që këto implante të përdoren për të kontrolluar sjelljet e pacientëve që vuajnë nga Alzajmeri apo sëmundje tjera, nga tendencat për t’i programuar ata.(g.k.)
XS
SM
MD
LG