Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit tërhiqen nga një lagje e Homsit


Pamje nga bombardimet e mëparshme në lagjen Baba Amër në Siri
Pamje nga bombardimet e mëparshme në lagjen Baba Amër në Siri
Kryengritësit në Siri, që po luftojnë kundër trupave qeveritare në qytetin Homs, thonë se janë tërhequr nga lagjja Baba Amër.

Armata e Lirë e Sirisë opozitare tha sot se pjesa më e madhe e luftëtarëve të saj kanë bërë një tëheqje “taktike” për t’i shpëtuar jetët e mijëra civilëve të mbetur.

Lagjja Baba Amër, ishte cak i bombardimeve pothuajse njëmujore, gjatë të cilave, sipas aktivistëve, janë vrarë qindra civilë.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se së paku 17 vetë ishin vrarë gjatë luftimeve të sotme në baba Amër, dhe se trupat ishin në kërkim për kryengritësit dhe po bënin arrestime.

Revolta njëvjeçare kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ka filluar me protesta paqësore, por derisa intensifikohej goditja e forcave të sigurisë, protestuesve iu bashkuan dezertorët nga ushtria dhe njerëzit që i morën armët për të luftuar.
XS
SM
MD
LG