Ndërlidhjet

logo-print

Fyle: Studimi i fizibilitetit – hap përpara i Kosovës


Komisionari për zgjerim Shtefan Fyle

Komisionari për zgjerim Shtefan Fyle

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, tha sot se nisja e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Bashkimit Evropian me Kosovën, është “një hap i rëndësishëm përpara i Kosovës, në raport me BE-në”.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me delegacionin e Kosovës, që udhëhiqej nga kryeministri Hashim Thaçi, sot në orët e pasditës në Bruksel.

Mëtutje, në njoftimin nga zyra e zotit Fyle, theksohet se nisma do të ofroj një kornizë gjithëpërfshirëse brenda së cilës “ne mund të diskutojmë me Kosovën për të gjitha çështjet e rëndësishme në rrugën drejt të ardhmes evropiane”.

Ai poashtu, ka thënë se nga qeveria e Kosovës pret “një agjendë afatgjatë për veriun e Kosovës”.

Në degacionin e Kosovës, pos kryeministrit Thaçi, gjendeshin edhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku.
XS
SM
MD
LG