Ndërlidhjet

Bruksel: Liderët e BE-së vendosin për Serbinë


Flamuri i Bashkimit Evropian

Flamuri i Bashkimit Evropian

Vendimi përfundimtar për dhënien e statusit të kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian për Serbinë, do të merret sonte në orët e mbrëmjes nga shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

Pritet që takimi të filloj në orën 19 dhe vazhdon edhe nesër.

Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, më herët këtë javë, kanë rekomanduar që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për pranim, duke thënë se i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga 27 vendet e BE-së.

E vetmja pengesë gjatë takimit ministror ishte Rumania, por presidenti i këtij vendi, Trajan Bashesku, tha sot duke ardhur në samit se “Serbia tashmë është brenda”.

Statusi i kandidatit është një hap fillestar në rrugën e anëtarësimit në BE.
XS
SM
MD
LG