Ndërlidhjet

Rusi: SHBA-të akuzohen për përzierje në zgjedhje


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov

Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor duke i financuar grupet opozitare.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha sot se Shtetet e Bashkuara po e përcillnin stereotipin e periudhës së Luftës së Ftohtë, por sipas tij, “kanë kaluar ditët kur Rusisë i jepeshin leksione dhe predikime”.

Lavrovi tha se Amerika ka legjislacion strikt, që e ndalon financimin e jashtëm në fushatat zgjedhore dhe se Rusia mund ta ndryshoj ligjin e vet, për të qenë e sigurt se kjo do të vlente për organizatat joqeveritare në Rusi.

Këto komente u bënë pas goditjes shtetërore kundër monitoruesit zgjedhor “Zëri” me seli në Moskë, që kishte marrë financa nga Perëndimi.
XS
SM
MD
LG