Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve


Protesta në Quba në Azerbajxhan

Protesta në Quba në Azerbajxhan

Forcat e sigurisë në Azerbajxhan kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome, me qëllim që t’i shpërndajnë pjesëmarrësit në trazirat në qytetin Quba.

Autoritetet thonë se katër njerëz, përfshirë edhe tre policë, janë plagosur.

Së paku një gazetar është në mesin e të plagosurve nga përleshjet e policisë me protestues.

Protestuesit, që po kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit Rauf Habibov, sot i kanë thyer dirtaret në ndërtesat qeveritare dhe ia kanë vënë zjarrin një ndërtese që mendohej se i takonte Habibovit.

Më vonë autoritetet kanë thënë se e kontrollojnë situatën në qytet, ku po patrullonin forcat e sigurisë dhe makinat e blinduara.

Këto trazira ndodhën për shkak të komenteve të Habibovit se banorët në qytetin Quba janë tradhtarë.
XS
SM
MD
LG