Ndërlidhjet

Maqedoni: 5 mijë vetë protestojnë kundër vrasjes së dy shqiptarëve


Protestë kundër brutaliteti policor në Shkup, më 28 shkurt, pas vrasjes së dy të rinjëve shqiptarë në Gostivar
Protestë kundër brutaliteti policor në Shkup, më 28 shkurt, pas vrasjes së dy të rinjëve shqiptarë në Gostivar
Afro 5 mijë shqiptarë kanë protestuar sot në Gostivar kundër vrasjes së dy të rinjëve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas.

Duke bartur flamuj kombëtarë shqiptarë dhe parulla ku shkruante “shqiptarët duan drejtësi”, protestuesit kanë marshuar nëpër qendër të qytetit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së brendshme të Maqedonisë.

Ata kanë kërkuar që kryesi i veprës të dënohet.

Protesta u bë dy ditë pas vrasjes së Besnik Shehapit (26 vjeçar) dhe Imran Mehmeti (30 vjeçar) nga një polic maqedonas.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka bërë thirrje partive që këtë rast të mos e shfyrtëzojnë për nevoja politike dhe ka kërkuar “uljen e tensioneve”.

Polici maqedonas është në paraburgim 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG