Ndërlidhjet

Egjipt: Largohen aktivistët perëndimorë për demokraci


Disa nga aktivistët e akuzuar se kanë punuar për OJQ-të pa leje në Egjipt
Disa nga aktivistët e akuzuar se kanë punuar për OJQ-të pa leje në Egjipt
Aktivistët amerikanë dhe të vendeve të tjera për demokraci janë larguar nga Egjipti me një aeroplan të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, pas vendimit gjyqësor për tërheqjen e ndalesës së udhëtimit për ta.

Agjencia zyrtare e Egjiptit, MENA, raportoi se 15 persona të jashtëm, pjesa më e madhe e tyre amerikanë, janë larguar.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se personat e tjerë në aeroplan ishin nga Serbia, Norvegjia, Gjermania dhe nga Territoret Palestineze.

Sipas saj, pagesat individuale raportohet se kanë arritur shumën e tërësishme në afro 5 milionë dollarë, që ishin paguar nga Organizatat Joqeveritare punëdhënëse.

Në muajin dhjetor, Egjipti i ka bastisur zyret e 10 grupeve për demokraci dhe të drejta të njeriut, duke i akuzuar punëtorët se po përdorin fonde ilegale dhe po i financojnë protestat kundër ushtrisë, e cila po qeverisë në Egjipt.

Zëdhënësja Nuland tha se Uashingtoni mbetet “thellësisht i shqetësuar” për dënimin e grupeve të shoqërisë civile në Egjipt.
XS
SM
MD
LG