Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Kryqi i Kuq dërgon furnizime në Homs


Pamje nga sateliti i lagjes Baba Amër

Pamje nga sateliti i lagjes Baba Amër

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar pritet që sot të dërgoj furnizime për civilët në lagjet e qytetit Homs në Siri, që ishte në shënjestër të sulmeve të forcave të qeverisë për disa javë me radhë.

Qeveria e presidentit Bashar al-Asad, i ka dhënë leje Kryqit të Kuq, pasi kryengritësit brenda lagjes Baba Amër, shpallën “tërheqje taktike” nga kjo lagje, për të mundësuar arritjen e ndihmave humanitare.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vendet anëtare, përfshirë Kinën dhe Rusinë, kanë shprehur “zhgënjim të madh” për dështimin e Sirisë që të lejoj vizitën e shefes së OKB-së për ndihma humanitare, Valerie Amos.
XS
SM
MD
LG