Ndërlidhjet

BE: Liderët e kanë nënshkruar Marrëveshjen Fiskale


Kancelarja gjermane Angela Merkel para gazetarëve, pak para fillimit të samitit në Bruksel

Kancelarja gjermane Angela Merkel para gazetarëve, pak para fillimit të samitit në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë nënshkruar Marrëveshjen e re fiskale, me të cilën kërkohet që ta mbajnë buxhetin e balancuar.

Të gjitha shtetet anëtare, me përjashtim të Britanisë dhe Çekisë, sot në mbyllje të samitit të tyre në Bruksel, e kanë nënshkruar marrëveshjen e sponsorizuar nga Gjermania.

Marrëveshja për Stabilitet, Koordinim dhe Qeverisje, e cila është vlerësuar si “rregull e artë”, kërkon që të 25 shtetet nënshkruese të ndërmarrin aksion automatik përmirësuas në rast të shpenzimit të tepërt.

Pos kësaj, sipas marrëveshjes, Gjykata Evropiane për Drejtësi do ta ketë rolin e kontrollit të zbatimit të saj.
XS
SM
MD
LG