Ndërlidhjet

Kosovë: EULEKS-i bllokohet në pjesën veriore


Helikopteri i EULEKS-it fluturon mbi kufirin Kosovë – Serbi, në shtator të vitit 2011
Helikopteri i EULEKS-it fluturon mbi kufirin Kosovë – Serbi, në shtator të vitit 2011
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar bllokada në rrugët në pjesën veriore të Kosovës, në shenjë të kundërshtimit të kalimit të automjeteve të misionit EULEKS.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës, në dy lokcione të ndara, banorët lokalë e kanë bllokuar rrugën në Zupç të Zubin Potokut dhe në një fshat të komunës së Zveçanit.

Në Zupç, një “grup i personave të strukturuar” e kanë detyruar personelin e EULEKS-it të kthehet prapa në drejtim të Mitrovicës.

Policia thotë se bllokadën e kalimit të konvojeve të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, e kanë bërë grupe prej përkatësisht 30 dhe 70 vetësh.

Bllokadat kishin zgjatur më tepër se një orë.

Nuk është raportuar për incidente.
XS
SM
MD
LG