Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Konvoji i Kryqit të Kuq ka arritur në Homs


Pamje nga sateliti e lagjes Baba Amër

Pamje nga sateliti e lagjes Baba Amër

Një konvoj i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq me ushqim dhe ndihma të tjera, ka arritur në qytetin e rrethuar Homs nga kryeqyteti i Sirisë, Damask.

Kryqi i Kuq thotë se konvoji pritet të arrijë sot në lagjen Baba Amër, prej nga kryengritësit janë tërhequr dje, pas më tepër se tri javëve të luftimeve me forcat e qeverisë.

Depërtimi i ndihmave të Kryqit të Kuq po bëhet derisa Kombet e Bashkuara kanë shprehur “alarm” lidhur me raportet për ekzekutime kolektive nga ana e forcave qeveritare në Homs.

Komisionarja e lartë e OKB-së për të drejta të njeriut, Navi Pillej, tha se zyrtarët nuk mund t’i konfirmojnë menjëherë raportet e aktivistëve për ekzekutime.

Franca ka shpallur mbylljen e Ambasadës së vet në Damask për të protestuar për atë, që presidenti Nikollas Sarkozi, e ka përshkruar si represion “skandaloz” nga regjimi i Sirisë.
XS
SM
MD
LG