Ndërlidhjet

Mediat shtetërore raportojnë se votimet për zgjedhjet parlamentare në Iran janë zgjatur për dy orë për shkak të pjesëmarrjes së lartë.

Televizioni shtetëror ka paraqitur pamje nga qendrat e votimit në Teheran dhe lokacione të tjera, të cilat tregojnë radhë të gjata njerëzish.

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Alhi Khamnej, mbështetësit e të cilit pritet të marrin shumicën e votave, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë, duke thënë se një gjë e tillë “do t’iu dërgonte mesazh të fuqishëm armiqve të Iranit”.

Mbi 3,400 kandidatë po garojnë për 290 ulëse të legjislaturës iraniane.

Vëzhguesve ndërkombëtarë nuk u është lejuar monitorimi i votimeve, që janë të parat nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG