Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 23 militantë të dyshuar


Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani

Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani

Raportet thonë se të paktën 23 militantë të dyshuar kanë humbur jetën dhe 20 persona të tjerë janë plagosur në një rajon fisnor të Pakistanit.

Zyrtarët lokalë thonë se shpërthimi vetëvrasës ka ndodhur në Tirah Bazar, që është bastion i grupit Lashkar Islam.

Sipas raporteve, sulmi është kryer nga militantët e grupit Tarik – rival i grupit të lartpërmendur.

Numri i vdekurve nuk ka qenë e mundur të verifikohet përmes burimeve të pavarura, pasi përfaqësuesit e mediave nuk kanë qasje në zonë.
XS
SM
MD
LG