Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq nuk lejohet në Baba Amer


Homs
Homs
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se i është refuzuar hyrja në qarkun e Homsit, Baba Amer.

Konvoji i organizatës me ushqim dhe ndihma të tjera kishte arritur më herët në qytetin e rrethuar të Homsit nga kryeqyteti sirian, Damask.

Në deklaratën e bërë publike, presidenti i organizatës, Xhejkob Kellenberger, tha se vendimi i autoriteteve siriane për të ndaluar grupet e ndihmës “është i papranueshëm”.

Kombet e Bashkuara janë shprehur “të alarmuara” me raportet që thonë se forcat e regjimit po kryejnë vrasje kolektive në Homs.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 7,500 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG