Ndërlidhjet

Klinton uron Kosovën dhe Serbinë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian që të fillojë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për Kosovën, duke theksuar se një gjë e tillë është e rëndësishme për orientimet evropiane të Kosovës dhe shenjë se BE-ja i është përkushtuar Kosovës.

"Integrimet evropiane janë të mirëseardhura për Serbinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Përgëzoj liderët e Kosovës dhe të Serbisë për kurajën dhe përkushtimin për të marrë vendime të vështira, që janë të domosdoshme për arritjen e qëllimeve”, thuhet në deklaratën e sekretares Klinton.

“SHBA kanë miqësi të fuqishme dhe të gjatë me Kosovën e Serbinë dhe ato do të vazhdojnë të bashkëpunojnë nga afër me to", ka thënë kryediplomatja amerikane.
XS
SM
MD
LG