Ndërlidhjet

Rompuj përgëzon Kosovën për "rezultatin në dialog"


Foto arkivi
Foto arkivi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmbyllur të premten takimet e tij me zyrtarë të lartë evropianë, me bisedimet e fundit që ka zhvilluar në Bruksel me presidentin e BE-së, Herman van Rompuj.

Takimi ka ndodhur në ditën kur, për shkak të dhënies së statusit të kandidatit evropian Serbisë, Rompuj ka thënë se janë marrë vendime të rëndësishme që do të kenë ndikim në të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit me kreun e ekzekutivit kosovar, Rompuj ka lëshuar një deklaratë ku ka uruar Thaçin për atë që ka quajtur "rezultat të suksesshëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit".

“Marrëveshja për bashkëpunim rajonal është një arritje e madhe që hap dyert për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale. Jam po ashtu i kënaqur që është gjetur një marrëveshje për implementimin e pajtimit për menaxhimin e integruar të kufirit. Të dyja këto janë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve”, thuhet në komunikatën e Zyrës së presidentit të BE-së, duke nënvizuar se “lidershipi i kryeministrit Thaçi ka luajtur një rol të rëndësishëm në dialog”.
XS
SM
MD
LG